17.5 C
Tirana
06 / 10 / 2026

Mblidhet në Bruksel COELA, diskutohet mbyllja Kapitullit 20 mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

Në Bruksel prej orës 9:00 është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 “Sipërmarrja dhe Politika Industriale” me Shqipërinë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se qëllimi i këtij takimi është harmonizimi i qëndrimeve dhe konsolidimi i një pozicioni të përbashkët mes 27 vendeve anëtare të BE-së.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Shqipëria e ka përmbushur kriterin përkatës, i cili kërkon zbatimin e strategjive industriale dhe politikave për ndërmarrjet e vogla e të mesme në linjë me standardet e BE-së (acquis).

Sapo COELA të arrijë një dritë të gjelbër teknike dhe të heqë çdo rezervë mbetëse. Dosja i kalon për miratim ambasadorëve në COREPER.

Më pas formalizohet Konferenca Ndërqeveritare për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20.

Në të njëjtën kohë, po shqyrtohet edhe e ardhmja e procesit për Malin e Zi, me synim mbylljen e një blloku prej 7 kapitujsh (përkatësisht kapitujt 1, 12, 15, 17, 18 dhe 19).

Siç edhe gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, raportoi javën e shkuar, parashikohet që Konferenca Ndërqeveritare BE-Shqipëri të mbahet me 13 tetor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x