25.4 C
Tirana
05 / 10 / 2026

Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim!

Në dokumentin e ri të Politikës së Zgjerimit, që Komisioni Europian do ta bëjë publik ditën e martë, është propozuar që, për vendet kandidate, në momentin që të bëhen anëtare të BE të kenë të drejta të plota, por me një përjashtim.

A2 CNN raporton se KE do të propozojë që anëtarët e rinj të mos e ushtrojnë të drejtën e vetos në çështjet e zgjerimit, sidomos kur ka mosmarrëveshje dypalëshe.

Sipas propozimit, nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e BE, do të ketë të njëjtat të drejtat si anëtaret ekzistuese me përjashtimi që në mbledhjet e këshillit të BE të mos përdorë veto, kur bëhet fjalë për anëtarësimin e një vendi të ri.

Por burime zyrtare nga KE-ja nuk e shohin integrimin gradual, siç ishte propozimi Rama-Vuçiç për akses në tregun e brendshëm dhe zonën Shengen pa qenë anëtare, si një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë. Por BE-ja mbështet idenë e përfitimeve shtesë, vetëm në bazë të reformave.

Brukseli do të jetë i rreptë me Shqipërinë në fushën e sigurisë ekonomike dhe infrastrukturës kritike, me synimin për të shmangur investimet nga vende të treta në sektorë si mbrojtja apo infrastruktura e telekomunikacionit 5G. Bëhet fjalë për investime që më vonë, pas anëtarësimit, mund të dëmtonin interesat e BE-së.

Gjithashtu, Brukseli e bën të qartë se nuk do të mjaftohet vetëm me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, por kjo punë do të monitorohet edhe nga vetë Brukseli. Sipas burimeve zyrtare, nuk është e mjaftueshme vetëm të votohet një ligj në Parlament apo nga qeveria; ligjet duhet të gjejnë zbatim dhe të respektohen.

Pas Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila pritet të vizitojë Tiranën në fund të nëntorit, pritet të mbërrijë në kryeqytet edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x