Kryeministri Edi Rama nisi sot vizitën në Miçigan, ku do të takohet me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të bizneseve të mëdha shqiptaro-amerikane që synojnë të investojnë në Shqipëri. Ndalesën e parë e bëri në Universal Transport, një sipërmarrje e suksesshme e një shqiptaro-amerikani, që operon në transportin e pjesëve të industrisë automobilistike nga Miçigani drejt shteteve të tjera.
Gjatë vizitës, zoti Rama u njoh me qendrën e operimit pranë aeroportit të Detroitit, e cila është zgjeruar së fundmi me investime të reja.
Presidenti i Universal Transport, Adriatik Sheko, falënderoi Kryeministrin Rama për vizitën dhe vlerësoi hapjen e dyerve për diasporën që dëshiron të investojë në Shqipëri, sidomos në fushën e energjisë, turizmit dhe agroturizmit përmes Paketës së Maleve.
Kryeministri pati gjithashtu një bashkëbisedim me pjesëtarë të stafit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Miçigan të pranishëm në aktivitet. Më pas, ai pritet të zhvillojë në orën 18:00, sipas orës lokale, një takim të zgjeruar me komunitetin shqiptar.
FOTO





- Kryeministri Rama nis takimet në Miçigan. Bizneset vlerësojnë hapjen e dyerve për investime në energji dhe turizëm - 20/09/2026
- Gold AG: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK! Hajnat tanë i kanë spiunuar - 20/09/2026
- Trump përgatit sanksione të forta ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, WSJ: Mund të ndalohen transaksionet në dollarë - 20/09/2026