Me një mesazh të qartë për mënyrën si duhet parë procesi, kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith, hapi leximin e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Smith theksoi se procesi në Hagë “nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës” dhe “nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur”, duke sqaruar se gjykimi lidhet vetëm me akuzat e ngritura ndaj katër të pandehurve.
Në nisje të seancës, ai deklaroi gjithashtu se “aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës”, ndërsa u kërkoi të gjithë të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë.
Smith paralajmëroi se, nëse do të ketë ndërhyrje apo prishje të rendit, gjykata do të marrë masat e parashikuara.
- Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së - 16/09/2026
- “Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare”- Gjyqtari Smith lexon verdiktin për ish-krerët e UÇK-së: S’ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës! - 16/09/2026
- FOTO-LAJM/ Me sytë nga Haga, pamjet e para nga seanca për verdiktin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! - 16/09/2026