26.6 C
Tirana
16 / 09 / 2026

Në pritje të verdiktit nga Haga, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së dhe drejtësi, s’ka arsye për dënim

Në pritje të verdiktit në Hagë, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së, nuk ka arsye për dënim

Pak para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, familjarët e tyre kanë shprehur besimin se gjykata do t’i lirojë.

Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat, tha se beson në drejtësi dhe në luftën e pastër të UÇK-së. Ai bëri të ditur se pothuajse të gjithë familjarët ndodhen në Hagë për të ndjekur shpalljen e vendimit.

“Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së, besojmë në drejtësi. Të gjithë familjarët janë atje”, tha ai.

Edhe vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, u shpreh se familja po e pret prej kohësh këtë vendim dhe shpreson të marrë një lajm të mirë, pafajësi për liderët e UÇK-së.

“Vendimin jemi duke e pritur bukur gjatë, po besoj se sot i ka ardhur fundi dhe e dëgjojmë një lajm të mirë. Obligimin jetësor me kohë e kanë kryer për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj”, u shpreh ai.

Avdyl Krasniqi ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi dëshmitë e paraqitura gjatë procesit, duke pretenduar se një pjesë e tyre ishin joserioze dhe se disa të dhëna vinin nga Serbia. Ai shprehu shpresën që gjykata të vendosë mbi bazën e provave dhe fakteve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x