Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Konjufca e ka cilësuar këtë moment si përmbylljen e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa ka shprehur pritshmërinë për një vendim lirues.
“Sot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot është i pritshëm një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UCK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse, kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë së popullit tonë dhe stopimin e gjenocidit të forcave paramilitare serbe. Sot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot pritet një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të Shtabit të UÇK-së”, u shpreh Konjufca.
Ai ka folur edhe për luftën e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një përpjekje mbrojtëse të shqiptarëve të Kosovës.
- Në pritje të verdiktit nga Haga, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së dhe drejtësi, s’ka arsye për dënim - 16/09/2026
- “Jam krenar për secilin prej tyre”- Djali i Krasniqit flet nga Haga: Presim që sot të katërt të lirohen nga akuzat! - 16/09/2026
- Kush janë 4 gjyqtarët që do të shpallin sot vendimin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë - 16/09/2026