Një operacion për zbulimin e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike është finalizuar. 61-vjeçari Reshit Kurteshi ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua paso në bashkëpunim me një tjetër ka hedhur në treg para të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara, raporton policia. Ndërsa, 37-vjeçari Besmir Alo u arrestua pasi organizonte lotari të palejuara, në tabakinon e tij, nëpërmjet telefonit. Aparati celular dhe steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, që i tregtonte në subjektin e tij u sekuestruan nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026