“Kisha vendosur të bëja ca ditë pushim dhe të mos shkruaja. Po jo nuk të lë Ministria e Kulturës.
Busti i Deas që u kthye nga Roma në 1988 pra në periudhën komuniste dhe u ekspozua në Muzeumin Kombëtar, është dërguar në Muzeumin e Butrintit këto ditë.
Shumë mirë kanë bërë. Mirpo Ministria e Kulturës për këtë ak pra cuarjen e Bustit nga Tirana në Butrint, falenderon. Fondin Shqiptaro Amerikan.
Ok. Ok po pse? Cfarë bëri Fondi që meriton falenderimet e Ministrisë se Kulturës?
E coi me taksi? Me Kalë? Apo mos e mbajti Granoffi në prehër?
Cfarë lëpirje dhe servilizmi i Shtetit të Shqiptarëve karshi ca fondacioneve që nuk kanë asnjë lidhje me kulturën dhe Trashëgiminë e Shqipërisë.
Mos harroni. Dea erdhi në 1988 dhe e solli Adriano La Regina Drejtori i Trashëgimisë Kulturore të Romës.
Atë falenderoni jo Granoffin se boll u bëtë qesharak me këto lëpirje, shkruan Historiani Auron Tare.
Statuja e Deas është rikthyer në Butrint, në vendin ku u zbulua, pas një rrugëtimi që e çoi fillimisht në Romë dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Rikthimi i një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë arkeologjike shqiptare i jep një tjetër dimension rrëfimit historik dhe kulturor të qytetit antik.
“Pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë sonë arkeologjike rikthehet në vendin ku u zbulua.
Rikthimi i Deas pasuron rrëfimin e Butrintit dhe u mundëson vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të jashtëzakonshme të historisë, artit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët europiane.
Me mbi 200 mijë vizitorë këtë vit, Butrinti po forcon rolin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, një vend ku trashëgimia nuk mbetet vetëm dëshmi e së shkuarës, por krijon dije, mundësi dhe zhvillim për të ardhmen.
Falenderoj gjithë ekipin që punoi për këtë rimuzeim të Deas në Butrint, pa harruar të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për AADF, duke garantuar mbështetjen tonë për modele suksesi si ky që kemi tashmë të prekshëm përmes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, u shpreh Gonxhe.

- Nga Roma drejt Muzeut të Tiranës, statuja Dea e Butrintit rikthehet në shtëpi/ Reagon Auron Tare: Mjaft se u bëtë qesharakë me këto lëpirje… - 11/09/2026
- Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare - 11/09/2026
- Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid - 11/09/2026