29.9 C
Tirana
11 / 09 / 2026

 E largoi si ministër të Brendshëm, por i jep një detyrë të re, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke shpjeguar largimin e Besfort Lamallarit si ministër i Brendshëm ditën e sotme (11 shtator).

Ai me anë të një video-postimi në rrjetin social, shprehet se Lamallari do jetë pjesë e ekipit të tij të Kryeministrisë, me detyrë të rëndësishme.

Rama thotë se:

“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së punëve të Ministrisë. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm.”

Kurse Lamallari nga ana e tij është shprehur:

“Faleminderit Kryeministër për të gjithë besimin e dhënë në këto 10 vite., ndjej që jam rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri, për të kuptuar më mirë edhe njerëzit kur shprehin shqetësimet. Pastaj pjesa e kthimit në shtëpinë time, pasi aty nisi rrugëtimi, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Ju falënderoj shumë dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej kurrën e kurrës. Absolutisht është kënaqësi dhe nder. Do ta vazhdoj rrugëtimin dhe të jem në krahun tuaj për të gjithë punët e mira që e presin Shqipërinë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x