Pas situatës së vështirë të krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, ka nisur evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Ai përmend disa prej zonave të prekura, mes tyre Himarën, Fierin, Tiranën, Shkodrën, Matin dhe Lezhën.
Gogu ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe të gjitha strukturat e angazhuara në terren, të cilat u përballën me flakët për të mbrojtur jetën e banorëve, banesat dhe komunitetet.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për evidentimin e dëmeve në zonat e prekura, me qëllim vlerësimin e pasojave të shkaktuara nga zjarret.
“Nga Himara e Fieri, në Tiranë, Shkodër, Mat, Lezhë e zona të tjera të vendit, këto kanë qenë ditë të vështira për shumë komunitete dhe të gjata për njerëzit në vijën e parë të zjarrit.
Mirënjohje zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe të gjithë forcave në terren që u përballën pa ndërprerje me flakët, për të mbrojtur jetën, banesat dhe komunitetet.
Ndërkohë, ka nisur evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në zonat e prekura.
Në këto ditë, puna e njerëzve në terren flet më shumë se çdo fjalë”, shkruan ministri.
- Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi - 06/09/2026
- Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete - 06/09/2026
- Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë - 06/09/2026