Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar mbi situatën e rëndë të zjarreve që po përballet vendi ynë muajin e fundit, ku janë shkrumbuar me mijëra hektarë. Braçe në një video në Facebook ka deklaruar se destinacioni i zonave të djegura nuk ndryshon.
Deputeti socialist tha se në pyjet që digjen, nuk mund të ketë ndërtime për hotele, restorte apo parqe fotovoltaike.
“Boll per te gjithe ata qe genjejne ne menyre te qellimte, me harta zjarri e me harta banale per secilon nga aktivitetet e mesiperme; edhe sikur zjarri te bjere, ndizet qellimshem ne ato siperfaqe, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj nuk behet Hotel, Resort, Park Fotovoltaik, Park Eolik etj“, deklaron ai.
Ndërsa më tej, Braçe ka shpërthyer edhe ndaj kritikëve, për të cilët deklaron se nuk dënojnë aktet e zjarrvënies dhe autorët e tyre.
“Ne ane tjeter, PO SI NUK I DEGJOVA NJEHERE TE NJEJTET, te therrasin “MOS NDIZ ZJARR”! Si nuk u pash nje postim te tille ne keto dy muaj e ca dite te zjarreve;
Zjarri nuk ndizet vete pergjithesisht! E ndezin te ngjashem me keta te bejne zjarr rjetet sociale, pra humane, njerez”, thekson ai.
Postimi i plotë:
ZJARRI I QELLIMTE NE FONDIN PYJOR KOMBETAR-NE PYJE, NUK E NDRYSHON DESTINACIONIN PYLL APO FOND PYJOR!
NUK KA ASNJE MUNDESI-EDHE I DJEGUR ESHTE PYLL DHE FOND PYJOR, GJIIIIITHEEEEE JETEN!
E kemi shkruar shume qarte ne ligjin “PER PYJET”;
E keni ne NENIN 5, PIKA 7!
U nxita ti them keto fjale, per shkak te budallallekut te qellimte, te lige qe lidh PAKETEN E MALEVE, ndertime per qellime turistike-HOTELE, RESORTE etj, ndertime per qellime te prodhimit te energjise elektrile, ME ZJARRET KUDO QE ATO PO DJEGIN.
Boll per ata qe ndezin zjarr qofte edhe per keto qellime;
Edhe po dogjet, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj NUK NDRYSHON, nuk ka e nuk do kete leje per kete kurre!
Boll per te gjithe ata qe genjejne ne menyre te qellimte, me harta zjarri e me harta banale per secilon nga aktivitetet e mesiperme; edhe sikur zjarri te bjere, ndizet qellimshem ne ato siperfaqe, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj nuk behet Hotel, Resort, Park Fotovoltaik, Park Eolik etj.
Do i kerkoj KUVENDIT te verifikoje LIGJIN, ZBATIMIN e tij per cso siperfaqe te djegur; lejet e dhena e territorin e djegur.
Ne ane tjeter, PO SI NUK I DEGJOVA NJEHERE TE NJEJTET, te therrasin “MOS NDIZ ZJARR”! Si nuk u pash nje postim te tille ne keto dy muaj e ca dite te zjarreve;
Zjarri nuk ndizet vete pergjithesisht! E ndezin te ngjashem me keta te bejne zjarr rjetet sociale, pra humane, njerez!
Po si nuk i folet njehere ketyre zjarrndezesve?
Si nuk i kerkuat njehere prokuroreve e gjyqtareve “ZJARRNDEZESIT N’BURG?
Bejeni njehere! Do ndjeheni mire!
- Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës! - 05/09/2026
- Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte - 05/09/2026
- SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik - 05/09/2026