33.5 C
Tirana
05 / 09 / 2026

“Përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”- Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës me një thënie të Trump: Ia kushtoi jetën më të varfërve e të sëmurëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar sot shenjtërimin e Nënë Terezës, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve më në nevojë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se Nënë Tereza ia kushtoi jetën të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke u shndërruar në një simbol të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve.

“Sot, kujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, një grua që ia kushtoi jetën e saj më të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke i kujtuar botës se madhështia gjendet te shërbimi, jo te statusi”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Ambasada ka sjellë gjithashtu një citim të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka cilësuar Nënë Terezën si një figurë që “përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x