31.7 C
Tirana
27 / 08 / 2026

“Çfarë do të thotë vizita e papritur e shefit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë – dhe a duhet të shqetësohemi?”

“Çfarë do të thotë vizita e papritur e shefit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë – dhe a duhet të shqetësohemi?”

Fakti që shefi i CIA-s udhëton në Moskë – dhe jo sekretari i Shtetit apo ministri i Mbrojtjes – lë të kuptohet se bëhet fjalë për informacione, paralajmërime dhe kufij të kuq jashtëzakonisht të ndjeshëm.

Ka gjasa që qëllimi i Ratcliffe të jetë bërë për të matur qëllimet ruse dhe t’i paralajmërojë ata për shkallëzim të mëtejshëm – qoftë në Ukrainë, ndaj NATO-s, në konfliktin me Iranin apo në sulmet hibride.

Mesazhi mund të jetë: e dimë çfarë po bëni. Mund t’ju zbulojmë. Nëse kaloni kufij të caktuar të kuq, kjo do të ketë pasoja. Ky lloj komunikimi – i shoqëruar me prova përkatëse – është diplomaci klasike e fshehtë.

Një paralele shpesh e përmendur është ajo e vitit 2021: Presidenti Joe Biden e dërgoi shefin e CIA-s, William Burns, në Moskë për ta paralajmëruar Rusinë kundër një pushtimi të Ukrainës. Putini, megjithatë, nuk u ndal nga kjo.

Më e rëndësishme, prandaj, është paralelja me vitin 2024: pas disa tentativave për sulme me bomba në pako, amerikanët e paralajmëruan Rusinë kundër shkallëzimit të mëtejshëm. Pas kësaj, sulmet u ndalën menjëherë.

Prandaj, ajo që duhet të na shqetësojë nuk është vetë vizita, por shkaku i saj. Nëse Washingtoni ka vërtet të dhëna për një shkallëzim të ri nga ana e Rusisë, kjo e prek drejtpërdrejt Gjermaninë dhe Evropën.

(Burimi: X)

Foto: John Ratcliffe, shef i CIA

Shënimi ynë: Ky shkrim është marrë nga statusi në facebook i Enver Robelli

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x