Përplasjet mes organizatorëve të ‘Revolucionit Flaming’ po thellohen nga dita në ditë, ndërsa debatet për mënyrën e organizimit dhe krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar tashmë kanë kaluar në akuza publike për presione dhe kërcënime.
Arilda Lleshi, një nga aktivistet e para në nisjen e protestës, ka publikuar një video ku pretendon se ajo dhe persona të tjerë janë kërcënuar nga Gent Progni për shkak të qëndrimeve kundërshtuese ndaj tij.
Sipas Lleshit, konflikti lidhet me procesin e organizimit të protestës dhe veçanërisht me mënyrën e votimit për Kuvendin Kombëtar Qytetar.
Ajo pretendon se presionet ndaj zërave kritikë po cenojnë lirinë e mendimit dhe funksionimin demokratik brenda vetë lëvizjes.
Denoncimi i saj shënon një tjetër episod të përplasjeve që kanë dalë gjithnjë e më hapur mes personave të përfshirë në drejtimin e protestës.
Deri tani Gent Progni nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave të Lleshit.
- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026
- Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet! - 20/10/2026
- Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit? - 20/10/2026