35.1 C
Tirana
25 / 08 / 2026

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Me një tjetër videopostim, ku në qendër janë raportimet e ministrave në ditën e dytë të takimit në Pogradec, kreu i qeverisë përforcoi projektin e tij për shërbim ndaj qytetarëve dhe rritje të performancës institucionale.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas takimit dyditor në Pogradec, ku u diskutuan me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe prioritetet e sezonit të ri qeverisës dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet optimist për vijimin e punës së qeverisë, duke vënë theksin te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në administratën publike.

Sipas Ramës, një prej synimeve kryesore është krijimi i një “pasqyre unike”, përmes së cilës qytetarët do të mund të shohin në kohë reale veprimtarinë e shtetit.

Kryeministri thekson se, përmes këtij sistemi, çdo hall apo kërkesë e qytetarit do të ndiqet nga sistemi deri në momentin e dhënies së përgjigjes.

“Prioritetet e sezonit të ri qeverisës dhe krijimi i pasqyrës unike, ku edhe falë Inteligjencës Artificiale shteti do të jetë në sytë e qytetarëve në kohë reale dhe halli apo kërkesa e qytetarit do të ndiqen nga sistemi deri në dhënien e përgjigjes, më bëjnë shumë optimist për suksesin vitit të dytë të mandati”, shkruan Rama.

Deklarata vjen pas dy ditëve takime intensive në Pogradec, ku qeveria ka diskutuar prioritetet dhe objektivat për fazën e ardhshme të mandatit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x