33.3 C
Tirana
24 / 08 / 2026

“Sfida është cilësia e jetës, jo mbijetesa’, Rama: Protesta? Një dhuratë e madhe! Nga kjo vorbull qytetarët do të dalin më të fortë

Pas mbledhjes në Pogradec, kryeministri Edi Rama tha se fokusi i qeverisë është ndërtimi i “Shqipërisë Sociale”, me prioritet shëndetësinë, arsimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ai njoftoi gjithashtu se po përgatitet një plan për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë, duke theksuar se shteti nuk i përcakton çmimet, por synon t’u japë qytetarëve më shumë informacion.

“Kemi përcaktuar një sërë piketash për çdo sektor. Jemi përqendruar shumë te shëndetësia dhe arsimi, te krijimi i një zinxhiri, i cili do të jetë zinxhiri i Shqipërisë Sociale. Është e rëndësishme dhe ka qenë gjithmonë. Fillon e bëhet e mundshme sepse janë shtuar mundësitë.

Një Shqipëri Sociale në gjërat që lidhen me cilësinë e jetës së qytetarëve. Sot është cilësia e jetës, jo mbijetesa. Kemi folur për çmimet. Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, që do ta prezantojmë kur të jetë i konsoliduar.

Unë e kuptoj shumë mirë që gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një shtrat të raportit të qytetarit me shtetin dhe të qeverisjes, por jam i bindur që, siç e kam thënë në krye të herës, ata që do të dalin më të fortë do të jenë qytetarët shqiptarë dhe qeveria e tyre. Qeverisja do të përmirësohet. Bazuar në dijen dhe përvojën e fituar, me burimet njerëzore në dispozicion, duhet të përmirësohet, sepse në të kundërt nuk ka arsye të vazhdojë. Në këtë rast, ka qenë vërtet një dhuratë ajo që ka ndodhur. Nuk kemi pasur asnjëherë një opozitë që të na sfidojë realisht”, tha Rama.

Ai reflektoi edhe për protestën që u mbajt gjatë verës poshtë kryeministrisë, duke e cilësuar një sfidë të vërtetë. Megjithatë, tha se është optimisht për të gjitha përpjekjet që Shqipëria të jetë më mirë.

“Ajo protestë që ndodhi na ka sfiduar realisht, për aq kohë sa ishte qytetare. Aty u shfaqën njerëz që i çoi nevoja për të bashkuar zërin dhe për të thënë se ne meritojmë më shumë. Unë jam i bindur dhe optimist. Jam shumë i energjizuar. Mos harroni që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, më e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë. Kjo ka një arsye. Shqipëria nuk ka qenë një vend në shitje apo i shitur se nuk ka një vend të tillë që respektohet ndërkombëtarisht, shton mundësitë për njerëzit e vet dhe rritet çdo ditë. Kemi bërë të gjitha përpjekjet dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë.

E kuptoj shumë mirë që ajo çfarë ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një pjesë të një lumi të kësaj qeverisjeje dhe të raportit të qytetarit me shtetin, me qeverisjen, por jam i bindur se, siç e kam thënë që në krye të herës, ata që do të dalin më të fortë nga kjo vorbull do të jenë qytetarët. Qeverisja do të përmirësohet dhe duhet të përmirësohet, sepse në të kundër nuk ka asnjë arsye te vazhdojë. Ka qenë e vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur, për të fituar atë që na ka munguar për një kohë të gjatë, se nuk kemi pasur një opozitë që të na sfidojë realisht dhe kjo protestë na ka sfiduar realisht”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x