Ish-këshilltari i PD-së Edvin Kulluri është shprehur se Bashkia e Shkodrës ia la vetë Sali Berishës nga PS pasi sipas tij kësaj të fundit i levërdis që në krye të opozitës të ketë një person të shpallur ‘non grata’.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kulluri theksoi se PD e ka të pamundur t’i fitojë këto zgjedhje sepse nuk ka një model më të mirë se kundërshtarët.
“Ka dy opsione në tavolinë, një opsion është bashkimi. Këto e kanë çuar PD në këtë situatë. Shansi i fundit i Berishës për ta bashkuar partinë ishte pas 18 dhjetorit. Ata përjashtuan palën tjetër nga procesi si fitimtar.
Berishës, Shkodra i është lënë në tavolinë. Ramës i duhet një ‘non grata’ në krye të opozitës nuk i duhet një opozitë. Këta u sollën si trumfatorë, ndërsa këta të tjerët bën viktimën.
Çështja është se nëse triumfatorët të ftojnë viktimën për darkë në shtëpinë e tyre se do i hanë të gjallë. PD e ka të pamundur t’i fitojë këto zgjedhje sepse nuk ka një model më të mirë se kundërshtarët”- tha ai.
- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026