27.6 C
Tirana
21 / 08 / 2026

“Hashim Thaçi, burrë shteti i Kosovës”/ Martin Leka: 16 shtatori në Hagë do bashkojë të gjithë shqiptarët

Analisti Martin Leka thotë se Hashim Thaçi është burrë shteti i Kosovës. Në një intervistë për ABC News, Leka u shpreh se 16 shtatori në Hagë, dita kur do jepet vendimi për Thaçin dhe komandantët e tjerë të UÇK, do bëjë bashkë të gjithë shqiptarët.

“Hashim Thaçi ka qenë burrë shteti i Kosovës, nuk mund të tjetërsohet nga asnjë lloj opozite. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, Thaçi ka institucionalizuar aleanca me NATO, BE dhe SHBA, duke sakrifikuar pushtet, për të bërë shtet. Nuk është e lehtë të bindësh një elektorat që ka dalë nga një luftë. Nuk ka qenë e lehtë edhe për një luftëtar si Thaçi, të krijonte bisedime, të ulej në tryezë me serbët. Thaçi ka qenë i dënuar me vdekje nga serbët. Hashim Thaçi mbetet një burrë shteti.

Çështja e 16 shtatorit, ku do të jepet vendimi përfundimtar, është ditë e shënuar. Unë besoj se 16 shtatori i Hagës do të bashkojë të gjithë shqiptarët. Duke besuar në dhënien e pafajësisë zyrtarisht për komandantët e UÇK-së. Nuk mund të mohohet fakti që ai është instrument politik që mund të anashkalohet. Albin Kurti qeveris i qetë që kur Thaçi dhe luftëarët e tjerë ndodhen në Hagë. Unë mendoj se ai i trembet edhe sot rolit dhe mendimit politik të Hashim Thaçit nga Haga”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x