Sinjalet se vështirësitë ekonomike në SHBA janë shtuar, morën hov të ri me lajmin se borxhi kombëtar i SHBA-së kaloi shifrën e 40 trilionë dollarëve, duke ngritur shqetësime si brenda vendit.
Në fillim të mandatit të parë presidencial të Trump, në vitin 2016, borxhi kombëtar i SHBA-së ishte pak nën 20 trilionë dollarë. Në dekadën që pasoi, ai është dyfishuar, kujton BBC.
“Diçka shumë e ndryshme tani, krahasuar me një dekadë më parë, është niveli i normave të interesit”, thotë Eric Swanson, profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë dhe ish-ekonomist i lartë në Rezervën Federale.
Normat afatgjata të interesit në SHBA janë në nivelet më të larta të dekadave të fundit-një pjesë e kësaj lidhet me shqetësimet për inflacionin, por një pjesë lidhet edhe me shqetësimet për nivelet ekstreme të huamarrjes së qeverisë amerikane”, shton ai.
Tregu i obligacioneve po kërkon kthime më të larta, pasi investitorët janë të shqetësuar për përmasat e borxhit amerikan. Në të njëjtën kohë, kompanitë teknologjike që po marrin hua shuma marramendëse për të investuar në inteligjencën artificiale po konkurrojnë me qeverinë për paratë e investitorëve.
Sipas parashikimeve, borxhi i SHBA-së mund të mbërrijë në rreth 64 trilionë dollarë deri në vitin 2036. Megjithatë, ekonomistët thonë se situata nuk është ende kritike. Pozita e Shteteve të Bashkuara si ekonomia më e madhe në botë dhe dollari si monedha rezervë globale i japin vendit një “hapësirë shumë më të madhe për të gabuar fiskalisht” sesa vendeve të tjera, thonë ata, duke shtuar se “po arrijmë në një pikë ku drita e verdhë po pulson, por nuk është ende dritë e kuqe”.
Borxhi kombëtar amerikan është rreth 126% e madhësisë së ekonomisë, por kjo shifër është më e ulët se në vendet e tjera të G7, si Japonia dhe Italia.
- Mbi një vit punë pa lejen e sigurisë/ Shtëpia e Bardhë përballet me pikëpyetje për ndihmësen e Trump, ish-zyrtari: Është tronditëse që… - 21/08/2026
- “Putin kërkon përforcime nga Kim Jong Un”/ Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Koreja e Veriut gati të dërgojë deri në 50 mijë trupa në Rusi - 21/08/2026
- Dy konfederatat më të mëdha i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF planifikojnë një Ligë të përbashkët të Kombeve - 21/08/2026