Nga Kiço Londo
U mbushën shtatë vjet, që kur nuk është më këtu, një nga regjisorët e filmit më të rëndësishëm, e më të dashur, që Shqipëria ka prodhuar, Gjergj Xhuvani. Në veprat e Tij, Ai kapi me mjeshtëri Shqipërinë e vërtetë, të vërtetën dhe të vërtetën e integruar në peizazhet e saj të pakrahasueshme, në shpirtrat e njerëzve të saj, kapi vendin e tiranizuar nga goditjet e pandërprera të fatit dhe historisë… Ai e filloi bashkë me ndryshimet, në prag të 90-tës, por Xhuvani mbeti shumë aktiv pas vitit 2000, me filma që e mbajtën të pandryshuar shpirtin dhe vizionin e Tij: të butë, elegant, plot humor, thellësisht shqiptar dhe në të njëjtën kohë universal. Me të gjithë filmat e Tij, Xhuvani na provoi se kinemaja mund të jetë e thjeshte dhe njerëzore, pa pompozitet, por me forcë të brendshme. Filmat e Tij u përqafuan nga publiku dhe festivalet, ndërsa Ai vetë mbeti si një nga poetët më të dashur të kinemasë. Xhuvani është dhe krijuesi i degës së filmit në Universitetin e Arteve, në të cilën ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Artisti Xhuvani përbën një trashëgimi të madhe që na kujton nga ekrani se rruga drejt lirisë personale është e gjatë dhe e mundimshme…

- Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së - 17/08/2026
- “Duam Championsin dhe gjithçka tjetër”, Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr - 17/08/2026
- Rodri bën gati valixhet për në Barcelonë, zbulohet i gjithë itinerari deri në zyrtarizimin e lëvizjes më të madhe të verës - 17/08/2026