35.6 C
Tirana
03 / 08 / 2026

“Ministre dhe ish-ministre po përdorin shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut”, Berisha: Brenda SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të saj, duke pretenduar se disa ministre, ish-ministre dhe deputete po përdorin shtatzëninë si mënyrë për t’iu shmangur masave të sigurisë apo dënimeve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ngriti akuza edhe ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke ironizuar se brenda institucionit “po ndërtohet një mini-maternitet”, me qëllim që, sipas tij, të përballohen rastet e zyrtareve që mund të përballen me drejtësinë.

Çfarë pashë aty? Punime intensive, po ndërtonin një mini-maternitet”, deklaroi Berisha, duke vijuar me akuza ironike ndaj SPAK.

Çfarë pashë aty? Ua njoftova dhe disa ditë më parë. Punime intensive, po ndërtonin një mini-maternitet. Dhe kishin sjellë aty, përveç të gjitha mjeteve që duhen për obstetrikën, edhe inkubatorë për bebet.

Kishin shkruar një listë me emra, për të zgjedhur emrin. Prit, prit se kjo është më interesante. Po të lindë vajzë, do ta quajnë Skapica, ose Spakica. Po të lindë djalë, Spakic. Spaku.

Me një fjalë, edhe lista e emrave është bërë gati aty për ato që do të quhen ‘bebe të SPAK-ut’. Por, kjo është sigurisht një tallje. Një tallje, por ka një anë më të paimagjinueshme. Se si ministrat, gjasme zyrtarët e qeverisë, përdorin edhe fëmijësinë, shenjtërinë e fëmijësisë, për të shpëtuar nga krimet për të cilat duhet të digjeshin në ferr për vjedhjet që kanë bërë.

Pra, në qoftë se kjo vazhdon këtë hesap, Shqipëria do të bëhet vendi më i turpëruar në botë. Sepse në këtë mënyrë turpërohet fëmijësia, më e shenjta”, u shpreh Berisha.

Pyetje: Zoti Berisha, keni një rast konkret?

Sali Berisha: Po rast konkret, po nuk ishte Veliaj?

Pyetje: Kush tjetër?

Sali Berisha: Veliaj, po ajo u hap shtegu, flitet, flitet për disa. Flitet për disa, po unë nuk jam mjeku i tyre dhe nuk mund t’i bëj publike emrat e tyre, pse t’i flasim. Po flitet për disa ministre, ish-ministre a deputete, me radhë. Kjo flitet për epidemi. Epidemi.

Pyetje: Pra sipas jush po përdoret shtatzënia për të shpëtuar nga burgu?

Sali Berisha: Tërësisht. Përdorin, edhe një herë, ligjin e shenjtë të fëmijësisë dhe të natyrës, kundër ligjit të shoqërisë. Për t’iu kundërvënë ligjit, Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal. Kjo është qeveria e Edi Ramës. E dënoj me forcën më të madhe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x