Zjarre të mëdha kanë përfshirë disa rajone të Greqisë, duke shkaktuar alarm dhe evakuime masive. Në Kretë dhe Beoti, flakët po digjen pa kontroll, ndërsa fronte të reja janë hapur në Achaia dhe Paros. Autoritetet kanë dërguar mesazhe emergjente përmes 112, duke u kërkuar banorëve të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.
Forcat zjarrfikëse po luftojnë kryesisht me mjete tokësore, pasi erërat e forta pengojnë përdorimin e avionëve dhe helikopterëve. Në Beoti dhe Argolida janë dërguar përforcime me njësi tokësore dhe ajrore, por pavarësisht përmirësimit krahasuar me ditën e djeshme, shpërthime të reja vazhdojnë të shfaqen.
Kushtet atmosferike janë jashtëzakonisht të vështira, me erëra që arrijnë deri në 150 km/h në Atikë, duke ushqyer flakët dhe bërë të pamundur kontrollin e tyre. Mbrojtja Civile ka vendosur 16 rajone në alarm portokalli, duke paralajmëruar për rrezik të lartë.
Dëmet janë të mëdha në Rethymno, fshatra si Gianniou kanë pësuar shkatërrim të plotë me shtëpi dhe ullishte të djegura, ndërsa në Lesvos (Plomari) janë shkatërruar rreth 614 hektarë ullishte, pyje me pisha dhe shkurre. Mijëra hektarë janë kthyer në hi në Agia Paraskevi.
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026
- Lirimi nga burgu i Beqajt dhe largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten dhe blihen nga… - 31/07/2026
- “Në Aruba nuk ka pasur politikanë”, avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani: Zvërneci është tokë e trashëguar, pronari ja shet kujtdo - 31/07/2026