30.7 C
Tirana
27 / 07 / 2026

Për herë të parë në Oslo vendoset në një hapësirë publike statuja e një gruaje me kancer në gji

Për herë të parë në Oslo vendoset në një hapësirë publike statuja e një gruaje me kancer në gji.
Një histori e gdhendur në gur, që të mos harrohet kurrë.
Është vendosur në zemër të Oslos, statuja e Cecilie Flatval, gruaja që zgjodhi të bëjë të dukshme atë që shpesh mbetet e fshehur: jetën me diagnozën e kancerit metastatik të gjirit.
Cecilie, nënë e tre fëmijëve, në moshën 42-vjeçare mësoi se vuante nga një tumor i pashërueshëm. Ajo vendosi ta shndërronte përvojën e saj në një mesazh ndërgjegjësimi, duke u dhënë zë të gjitha gravs që përballen me këtë sëmundje.
Statuja, e krijuar nga skulptori norvegjez Håkon Anton Fagerås, e paraqet Cecilien në të gjithë autenticitetin e saj, pa fshehur shenjat e mastektomisë. Është një vepër që rrëfen dinjitetin dhe forcën e njeriut përtej sëmundjes.
Nisma lindi nga bashkëpunimi mes Pfizer dhe Shoqatës Norvegjeze për Luftën kundër Kancerit të Gjirit, me synimin për të nxitur një reflektim të ri mbi kancerin metastatik dhe mbi historitë që meritojnë të shihen e të dëgjohen.
Cecilie u nda nga jeta në prill të vitit 2023, por kujtimi i saj vazhdon të jetojë përmes artit, sepse disa histori, edhe kur marrin fund, vazhdojnë të flasin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x