Situata para Kuvendit është tensionuar, teksa kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta, policia ka shtyrë me forcë turmën e qytetarëve, ndërsa protestuesit kanë reaguar duke hedhur vezë në drejtim të uniformave blu.
Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur për sigurinë e perimetrit.
Ndërkohë, në zonë po afrohet edhe autoboti me ujë, mjet që përdoret nga policia për shpërndarjen e turmave.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve - 23/07/2026
- “Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën! - 23/07/2026
- Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë - 23/07/2026