Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një ceremoni zyrtare Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Bregut të Fildishtë, me rezidencë në Romë, Znj. Nogozene Bakayoko, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale.
Begaj i uroi Ambasadores Bakayoko suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se ekziston potencial për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, tregti, bujqësi dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bregu i Fildishtë.
- Pasagjeri që u thith pjesërisht nga dritarja e avionit të Ryanair rrëfen tmerrin e përjetuar, bashkëshortja e tij: Jetën ia shpëtoi një shqiptar - 22/07/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Emin Riza, kontribues në mbrojtjen e monumenteve të kulturës - 22/07/2026
- “Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor” - 22/07/2026