Më poshtë postimi i plotë i Besiana Kadare:
Sot bëhen dy vjet pa babin…
Në vend të fjalëve përkujtimore, do të doja t’ju bëja një ftesë për lexim.
Shtëpia Botuese Onufri sapo ka ribotuar tre tekste të shkurtra të Kadaresë, vepra që kanë mbetur disi në hijen e romaneve të tij më të njohura, por që përmbajnë të njëjtën fuqi mendimi dhe kthjelltësi vizioni.
Nëse do të zgjidhja vetëm një, do t’ju rekomandoja “Lamtumira e së keqes”. Është një tekst madhështor, i shkruar me një largpamësi që të trondit. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më aktual bëhet.
Latest posts by Pena Albania (see all)