Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00 në seancë plenare, në bazë të kalendarit të punimeve për periudhën 15 qershor-03 korrik 2026.
Në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, njoftime të ndryshme, si dhe një sërë projektligjesh dhe projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të disa institucioneve publike.
Ndër projektet kryesore është projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare” që lidhet me garantimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin, ushqimin për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e bimëve.
Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe vlerësojë veprimtarinë vjetore për vitin 2025 të disa institucioneve të rëndësishme, përfshirë Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentin e Administratës Publike, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionin e Prokurimit Publik, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Seanca parashikon gjithashtu edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Protestë para Kuvendit
Ndërkohë, qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kuvendit, ndërsa mbajnë pankarta në duar me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje kundër ka edhe ndaj opozitës.
- Goli që bëri botën të qajë! Gjesti rrëqethës i sulmuesit holandez për tragjedinë e madhe familjare - 30/06/2026
- “Protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë”/ Një muaj tubim në kryeqytet, Rama: Shembëlltyra e zezë që i keqpërdor qytetarët do të thërmohet në çika… - 30/06/2026
- Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës - 30/06/2026