Protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 30-të.
Gjithsesi, gazetari Berat Buzhala u shpreh se këto tubime nisën nga një mashtrim, duke u ndalur te projekti në Zvërnec.
Ai tha se në Vlorë, banorët e duan këtë projekt, ndërsa kundër janë personat që nuk jetojnë në Shqipëri.
“U tha, kur erdhi për herë të parë Ivanka me Jarred kur ishin në Shqipëri, reagimi më i madh ishte që Rama gënjen se nuk do të vijnë. Tani kur erdhën, thanë pse po vijnë. Të nesërmen e protestës, unë kam qenë në Zvernëc dhe kam biseduar. Sa më pranë projektit, ata banorë e duan. Projektin nuk e duan ata që jetojnë në Berlin, edhe në Kosovë. Unë kam qenë në Vlorë dhe ata e duan projektin.
Kushërinjtë e mi në Klinë më thanë se nuk bën të japësh tokë. I gjithë ky mashtrim… Janë dy lloje protestash. Protesta e shëndoshë, shumë njerëz që kërkojnë të protestojnë. Por kjo nisi nga një mashtrim. Postimet e para ishin: ‘Këtu kufizohet Gaza me Izraelin’. Edhe ata që e shpikën këtë tregim, u përgatitën që një etnitet i huaj është marrë me luftën dhe me sulmin propagandistik që ka ndodhur ndaj Shqipërisë. Dhjetëra llogari në Twitter u hapën posaçërisht për Zvërnecin”, u shpreh Buzhala.
- Martinelli hyn në historinë e Kupës së Botës, goli i fitores ndaj Japonisë vendos rekord të ri - 29/06/2026
- “Në fillim u tha që Rama gënjen për Ivankën, pastaj pse po vjen”/ Buzhala për protestat: Projektin nuk e duan ata në Berlin dhe kushërinjtë e mi në Klinë - 29/06/2026
- Video/ Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit - 29/06/2026