30.8 C
Tirana
22 / 06 / 2026

Luizi takohet me yllin e njohur turk, paralajmëron ‘projektin’ me të

Këngëtari dhe fituesi i BBVIP 2, Luiz Ejlli, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me lëvizjet e tij, madje edhe kur ndodhet jashtë kufijve. Së fundmi, ai ka udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimesh familjare, por një postim i tij i fundit ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale.

Gjatë pushimeve të tij, Luizi ka pasur një takim të papritur me një prej aktorëve më ikonikë të kinematografisë turke, Kenan İmirzalıoğlu. Aktori është jashtëzakonisht i famshëm dhe i dashur për publikun shqiptar, veçanërisht për rolin e tij legjendar si “Ezel” në serialin me të njëjtin emër që gozhdoi shikuesit para ekranit vite më parë.

Siç shihet në imazhin e publikuar në Instastory, dyshja shfaqen krah për krah, të buzëqeshur dhe duke shijuar atmosferën e pushimeve. Luizi, i njohur për humorin dhe batutat e tij të këndshme, nuk ka humbur rastin t’i shoqërojë pamjet me një shkrim epik: “Ezel 2. Së shpejti”, të shoqëruar me një emoji që shkel syrin. /Prive By Liberta Spahiu

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x