Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një fushatë dezinformimi lidhur me debatin për projektin në Zvërnec.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iran, Esmail Baghaei, i ka hedhur poshtë akuzat, duke i ironizuar ato. “Irani? Ndoshta do të thonë se edhe flamingot ishin agjentë sekretë iranianë”, u shpreh ai.
Baghaei e cilësoi qëndrimin e qeverisë shqiptare si një narrativë të përsëritur dhe, sipas tij, të lidhur me përpjekjet për afrimitet me Izraelin.
Ai shtoi se akuza të tilla synojnë shmangien e debatit të brendshëm politik në Shqipëri, duke i konsideruar si mënyrë për të evituar llogaridhënien.
Reagimi vjen pasi Rama, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Montenegro, deklaroi se pas narrativave në rrjetet sociale për projektin në Zvërnec qëndrojnë aktorë të huaj, duke përmendur drejtpërdrejt Iranin.
- “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin - 08/06/2026
- “Redi Muçi po prish protestën”/ Tension në tubimin para kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur - 08/06/2026
- “Do na hidhen në fyt flamingot, do thonë patronazhistë”/ Rama kujton legjendën e Rozafës në Shkodër: Njësoj si sot, ndërtojmë ditën, na e prishin natën - 08/06/2026