Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar pas vizitës së djeshme në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Costa ka vlerësuar punën e kryeministrit Edi Rama në përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Teksa e cilësoi zgjerimin si domosdoshmëri strategjike për Europën, Costa i bëri thirrje Ramës dhe qeverisë shqiptare që të ruajnë përpjekjet për reforma dhe vrullin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Më vjen mirë që jam kthyer në Tiranë dhe të takoj sot në qytetin tënd plot jetë, Edi Rama. Përshëndes vendosmërinë dhe përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së – falë, në një masë jo të vogël, angazhimit tuaj personal ndaj këtij procesi, i dashur Edi. Konferenca e Anëtarësimit e javës së kaluar konfirmoi progresin tuaj. Ju inkurajoj të mbështetni dhe intensifikoni përpjekjet për reforma dhe të ruani vrullin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në këtë kohë pasigurie gjeopolitike, zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Evropën – një investim në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tone”, ka shkruar Kosta në rrjetin social X.
- Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund - 14/08/2026
- “Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve! - 14/08/2026
- Kosova/ Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual - 14/08/2026