Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë në lidhje projektin e Zvërnecit, që ka ngjallur reagime të mëdha nga qytetarët, sidomos pas incidentëve të protestës së datës 30 maj.
“Do të kisha bërë më keq se ju po të më thonin se është toka e shtetit dhe po ja fal të huajve. Është përhapur gjithandej me shumë helm nga pas edhe legjenda se shteti po ja fal atë tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec.
Po të më thonin se sollëm rusët që po shkatërrojnë zonën dhe po ndërtojnë pallate, po të më thonin se në vend të flamingove do të pastroheshin paratë e zeza të mafias e të tjera nga ato që kanë thënë e ju kanë thënë dhe janë shpërndarë duke krijuar një dalë zemërimi. Për faktin që ju kuptoj shumë mirë ju dhe zemërimin tuaj, kam tri ditë që pyes veten nëse duhet t’jua tregoj detajet, duke ditur sa përqindja e madhe është që nuk do të më besoni dhe do të më konsideroni të shitur.
Apo të them se po e anulojmë projektin dhe të qetësoheni e të shijoni fitoren, për të menduar që vërtet po mbroni atdheun. Por do të ishte shija e një humbjeje të madhe të Shqipërisë, për fëmijët tuaj që do të humbin kaq shumë. Por përse duhet ta bëj këtë, për pushtetin apo baltën që më vjen në fytyrë çdo ditë dhe më vjen nga kundërshtarët politikë e mediatikë.
Ça më duhet mua karrigia dhe pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite, duke nisur nga Shqipëria që çdokush numërohej si turist. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia nëse heq dorë nga përpjekja për ta bërë Shqipërinë vend të sigurt?
Përse duhet të bëhet copëtimi dhe Golemi i radhës? E kuptoj se dëshira për ta kthyer Shqipërinë në nivelin e Golemit është e gjallë në anën tjetër. Përse nuk duhet ta fusim Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit. Shqipëria është një vend që tashmë kërkon të afrojë investitorë që ndërojnë vepra të mëdha që sjellin turistë që i lënë paratë këtu”, tha Rama mes të tjerash.
- PSG “milioner” nga Champions! Francezët përfituan mbi 145 mln euro, Serie A jashtë “Top 10” - 01/06/2026
- “Për herë të parë dëgjova që në Zvërnec kishte popullsi homogjene greke”, Rama i përgjigjet Athinës: Nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi - 01/06/2026
- Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL kërkon leje të dalë nga qelia për ceremoninë mortore. SPAK jep leje për ish-presidentin - 01/06/2026