Kryeministri Edi Rama mbajti sot një konferencë për shtyp për projektin e Zvërnecit dhe protestën që u zhvillua.
Rama tha se do reagonte në të njëjtën mënyrë si reaguan protestuesit nëse do t’i kishin thënë se shteti shqiptar po i shet tokën të huajve. Ai shprehu se akti i rojeve të sigurisë dhe mosreagimi i policisë së Vlorës në vendngjarje ishin veprime të shëmtuara.
“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje ju siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit.
Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë brenda një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata.
Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. Po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve”, tha Rama.
- Bilanci i konfliktit/ Irani ka goditur 20 baza ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, dëmet janë më të mëdha se sa pranohet zyrtarisht - 01/06/2026
- “Kam tri ditë që pyes veten”, kryeministri Rama: Shqipëria nuk kthehet më në nivelin e Golemit, ky projekt do t’i shërbejë edhe fëmijëve tuaj - 01/06/2026
- “Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama për protestën në Zvërnec: Policia duhet t’i kishte arrestuar në vend rojet private - 01/06/2026