Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka zbuluar detaje nga takimi i tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku i dorëzoi presidentit amerikan një kopje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2010 të negociuar mes Brazilit, Turqisë dhe Iranit.
Sipas Lula da Silvës, Trump premtoi se do ta lexojë dokumentin, i cili në atë kohë ishte refuzuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian.
Marrëveshja parashikonte që Irani të transferonte më shumë se 1,200 kilogramë uranium të pasuruar në Turqi, në këmbim të rreth 125 kilogramëve uranium të pasuruar në nivelin 20% për përdorim në reaktorin kërkimor të Teheranit.
Analistët e konsiderojnë këtë marrëveshje shumë të ngjashme me propozimet që iu bënë Iranit një vit më parë, por që atëherë u refuzuan nga Teherani.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian ka vlerësuar përpjekjet diplomatike të Brazilit dhe Turqisë në mbështetje të marrëveshjes së vitit 2010.
Zhvillimi vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa Donald Trump paralajmëroi së fundmi se Irani “do të kalojë një kohë shumë të keqe” nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.
- Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”. Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave - 17/05/2026
- Takimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin për Botërorin 2026 - 17/05/2026
- “Fundi i një epoke”/ Në Angli janë të bindur, Pep Guardiola largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Ja kush do e zëvendësojë - 17/05/2026