17.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Dy orë takim me Trump, Xi Jinping: Ekziston rreziku i luftës nëse Tajvani menaxhohet keq

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus në ekonominë, tregtinë dhe paqen në Ngushticën e Tajvanit, ishin tema kryesore të një takimi dy-orësh mes Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.

Media shtetërore kineze raporton se Xi ka paralajmëruar për mundësinë e një konflikti me SHBA-në në rast se çështja e Tajvanit nuk trajtohet si duhet, duke e quajtur atë “çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”. Ai shtoi se pavarësia e ishullit është “në thelb e papajtueshme” me paqen në rajon.

“Nëse trajtohet mirë, marrëdhëniet dypalëshe mund të mbeten përgjithësisht të qëndrueshme. Nëse nuk trajtohet siç duhet, të dy vendet mund të përplasen ose edhe të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë të gjithë marrëdhënien Kinë-SHBA në një situatë shumë të rrezikshme“, thotë Xi, sipas mediave shtetërore.

Gjatë bisedimeve, Xi theksoi se të dy vendet kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa dallime dhe se bashkëpunimi është më i dobishëm sesa konfrontimi.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të fitojnë nga bashkëpunimi dhe të humbasin nga konfrontimi. Ne duhet të jemi partnerë, jo rivalë. Ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin të kemi sukses dhe të përparojmë së bashku”, tha ai.

Takimi vjen në një kohë kur tensionet rreth Tajvanit janë shtuar pas stërvitjeve ushtarake kineze dhe shitjeve të armëve të SHBA-së për ishullin. Ekspertët shohin këtë vizitë si një mundësi për të ulur tensionet dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të qëndrueshme bilaterale.

Presidenti Trump në vizitën në Pekin do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një banket shtetëror të mbajtur në nder të tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x