17.5 C
Tirana
21 / 04 / 2026

As i shkojnë, as e shikojnë, as e votojnë…

Nga Eduard Zaloshnja

Para protestës së fundit, Berisha i bëri thirrje përkrahësve të tij të merrnin pjesë në “kryengritjen paqësore më madhështore” të të gjtiha kohërave. Por analiza numerike e pamjeve nga lart të protestës (për të cilën më ndihmoi një bashkëpuntor i im kompjuterik) tregoi se as 0.4% e atyre 500 mijëve që votuan më 11 maj për “Aleancën Madhështore” të Berishës nuk u mblodhën në bulevard të premten në mbrëmje…

Por e keqja për Berishën nuk mbaron me kaq.

Nga sondazhi im i fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, rezultoi se vetëm 5.2% e kishin ndjekur tërësisht protestën direkt në televizion, kurse 80.1% nuk e kishin ndjekur fare. Ndërkohë, 14.7% thjesht i kishin hedhur një sy protestës në televizion tek po zhvillohej…

Dhe e keqja për Berishën mbyllet me firon e votave për “Aleancën Madhështore”.

Sipas sondazhit të sipërcituar, për PD-ASHM votojnë sot vetëm 21% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit brenda vendit (nga 34.3% që e votuan atëherë). Pra “Aleancës Madhështore” i kanë firuar më shumë se 1/3 e votuesve të 11 majit…

Dhe në cilin segment të elektoratit të tij e ka Berisha firon më të madhe? Tek të rinjtë 18-34 vjeç!

Analiza moshore e atyre që janë gati të votojnë sot tregon se elektorati i sotëm i PD-ASHM ka vetëm 14.2% të rinj 18-34 vjeç, ndërkohë që kjo grupmoshë përbën 25% të popullsisë së rritur të vendit. Berishës i ka mbetur besnik vetëm brezi i vjetër (mbi 55 vjeç) i elektoratit të tij të 11 majit, që sot përbën plot 39% të votuesve të PD-ASHM. Ndërkohë, kjo grupmoshë në popullsinë e rritur të vendit është në nivelin 25%…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x