Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Gazetarja Anila Sefa raporton se gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së Ndihmës Sociale.
Sipas burimeve të gazetares, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë. Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.
Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gazetarja thotë se gruaja kishte ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares.
Kjo ngjarje mësohet ka tronditur kryebashkiaken Eriselda Sefa, e cila sipas gazetares, ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.
- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026