6.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

27 fakte surprizuese për Mbretëreshën Elizabeth II të cilat nuk i dinit!

  • Mbretëresha Elizabeth nuk shkoi kurrë në shkollë.
Princesha Margaret, majtas, dhe Princesha Elizabeth – 1936

Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është edukuar. Elizabeth apo Lilibeth siç e thërrisnin në fëmijëri, u edukua dhe u shkollua nga mësues privatë në shtëpi. E njëjta gjë u përserit me motrën e saj më të vogël, Princeshën Margaret.

  • Ajo dhe motra e saj festuan në rrugët e Londrës, vetëm një herë!
Princesha Elizabeth, majtas, dhe Princesha Margaret – 1945

Elizabeth dhe Margaret morën lejen e prindërve, për tu bashkuar me festën e cila “pushtoi” Anglinë duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore. Mbretëresha e rikthen atë kujtim duke u shprehur se është një nga netët të cilat nuk do ta harronte kurrë.

“Më kujtohen rradhët e njerëzve të cilët nuk i njihnim, lidhur nga krahët dhe duke ecur drejt Ëhitehall, të gjithë ne kaluam mbi një vale gëzimi dhe çlirimi!”- u shpreh Mbretëresha në 1985, sipas një postimi të Familjes Mbretërore në rrjete sociale.

Kjo ngjarje madje është kthyer edhe në një film dramatik i cili titullohet “A Royal Night Out”.

  • Velloja e saj u “thye” në ditën e saj të dasmes.
Elizabeth dhe i shoqi Filip në ditën e tyre të dasmës – 1947

Krye-argjendari u thërrit menjëherë për të riparuar dëmin në vellon me diamante, dhe sigurisht që ja arriti ta rregullonte në kohë për ceremoninë.

  • Teknikisht ajo ishte e afërme e të shoqit të saj..
Princi Filip duke mbajtur çadrën për të shoqen gjatë një vizite në Maltë

Elizabeth dhe i shoqi, Filip, ishin kushërinj të tretë. Elizabeth është e afërme e Mbretëreshës Viktoria nga ana e babait të saj, dhe Filipi, ishte i afërmi i Mbretëreshës Viktoria nga ana e mamasë së tij.

Filipi u lind në familjet mbretërore të Greqisë dhe Danimarkës, por hoqi dorë nga titujt e tij kur u martua me Elizabeth. Ata ishin të martuar për 73 vite deri në 9 Prill, 2021 dita që Filip, ndërroi jetë.

  • Elizabeth e festonte ditëlindjen e saj dy herë në vit.
Mbretëresha shfaqet gjatë festimeve të ditëlindjes së saj në Korrik 2011

Ditëlindja e vërtetë e Mbretëreshës Elizabeth është 21 Prilli, por Britania e Madhe nuk e feston zyrtarisht deri në 11 Qershor.

Monarkët me ditën e lindjes në muaj të ftohte planifikojnë një tjetër festë ditëlidje zyrtare, në muajt e ngrohtë ku ka më shumë gjasa të ketë mot të mirë për paradën zyrtare. Parada e Elizabeth mban emrin “Trooping the Colour”

  • Ajo e mbajti fronin kaq gjatë sa 4 nga 5 qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar nuk ishin të gjallë për ta parë duke marrë Mbretërinë.
Mbretëresha Elizabeth në ditën e kurorëzimit të saj – 1953.

Shumica e Britanikëve nuk kanë njohur një monark tjetër veç Elizabeth. 81% e Britanikëve nuk ishin gjallë kur Elizabeth hipi në fron, sipas të dhënav të ndara nga Zyra Kombëtare e Statistikave të Mbretërsë së Bashkuar në 2017.

Ajo u bë Mbretëreshë menjëherë mbas vdekjes së babait të saj në 1952. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë e botës.

  • Gjatë sundimit të saj, ajo takoi 15 Kryeministra të ndryshëm të Britanisë së Madhe.
Mbretëresha Elizabeth II dhe Theresa May.

Ajo gjithashtu ka parë edhe 14 Presidentë të ndryshëm të Amerikës. Vetëm 2 ditë më parë , 6 Shtator ajo takoi Kryeministren e re Liz Truss.

  • Ajo ka patur më shumë se 30 qenë të rracës Corgi përgjatë jetës së saj.
Elizabeth me dy nga shumë Corgit e saj.

Babai i Elizabeth solli për herë të parë në familjen mbretërore qenin e rracës Corgi në 1933, dhe në ditëlindjen e saj të 18-të, Elizabeth mori si dhuratë qenin e saj Corgi të cilin e quajti Susan, sipas Associated Press. Shumë nga këlyshët pasardhës janë nga qeni i saj Susan.

  • Mbretëresha është pronare e të gjithë mjelmave dhe delfinëve të cilët notojnë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëresha Elizabeth dhe një mjellmë në ngritjen vjetore të mjellmave

Që prej shekullit të 12-të, Monarkia Britanike ka “përvetësuar” të gjitha mjelmat e vëndit, sipas faqes zyrtare të internetit të familjes mbretërore. Në atë kohë ky lloj shpendi konsiderohej si delikatesë.

Sot, Mbretëresha nuk i konsumon këto mjelma por teknikisht ajo është ende pronare e tyre. Çdo vit, Treguesi i Mjelmave të Mbretëreshës(titulli real i punës) mban një census disa ditor i cili titullohet “Sëan Upping” për të numëruar zogjtë dhe për të kontrolluar shëndetin e tyre.

  • Mbretëresha Elizabeth ka kryer më shumë se 260 udhëtime zyrtare që prej marrjes së fronit.
Mbretëresha viziton me luftëtarët e famshëm të terrakotës në Xian, Kinë – 1986.

The Telegraph raportoi se Mbretëresha ka kryer mbi 341 angazhime zyrtare në 2015, më shumë se Princi Harry, Princi Ëilliam dhe Kate së bashku përgjatë atij viti.

  • Mbretëresha Elizabeth ishte e pasur, por nuk ishte aspak afër të qënurit personi më i pasur i Britanisë.
Elizabeth II shikon një garë kuajsh – 2016

Mbretëresha mori disa para nga taksapaguesit, por edhe më shumë para nga pasuritë e patundshme të familjes mbretërore. Në 2019 Forbes vlerësoi se Mbretëresha zotëronte të paktën 500 milionë dollarë. Mund të duket shumë, por nuk është personi më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

  • Mbretëresha kishte mundësinë të përdorte një bankomat ATM privat në Buckingham Palace.
Diku në këtë pallat, ka një ATM për përdorim personal.

U sigurua nga Coutts, një nga bankat më prestigjoze në Britaninë e Madhe.

  • Mbretërit nuk kanë pse të paguajnë taksa, por Elizabeth i pagoi gjithsesi.
Mbretëresha Elizabeth II merr pjesë në Shërbimin e Ditës së Commonwealth 2020 më 9 Mars 2020, në Londër, Angli.

Sovranët nuk janë te detyruar të paguajnë taksa për fitimet apo taksat mbi vlerën e shtuar, por Mbretëresha ka paguar në mënyrë vullnetare që prej 1993, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore.

  • Ajo dërgoi një mesazh në Hënë.
Një imazh nga ulja në hënë e Apollo 11.

Përpara nisjes së misionit të Apollo 11 në Hënë, shumë nga liderët botërore u ftuan të shkruajnë një mesazh “për fat të mirë” të cilat u transferuan nëpëermjet disqeve të përbëra nga silikoni. Disku i Mbretëreshës ende është në sipërfaqen e hënës. Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë vendosur diskun e silikonit pak më poshtë se flamuri Amerikan të cilin e kanë “montuar”  në sipërfaqen e hënës shumë pranë vëndit ku anija kozmike kreu uljen.

“Në emër të popullit Britanik e përshëndes aftësinë dhe guximin që e sollën njëriun në hënë. Uroj që kjo përpjekje të rrisë njohuritë dhe mirëqënien e njerëzimit.”- shkroi Mbretëresha Elizabeth në mesazhin qe ka dërguar në hënë.

  • Elizabeth është portretizuar si personazh në më shumë se 100 seriale dhe filma.
Mbretëresha e vërtetë, majtas dhe Helen Mirren në serialin “The Crown”, djathtas.

Por të gjithë aktorët janë të një mëndjeje, askush nuk i afrohet Mbretëreshës!

  • Deri në 2021 Mbretëresha konsumonte rregullisht një gotë shampanjë në darkë përpara gjumit.
Mbretëresha duke pirë shampanjë.

Sipas “The Independent”, Margaret Rhodes, kushërira e mbretëreshës, tha se Mbretëresha konsumonte rregullisht alkool. Përpara drekës ajo konsumonte Gin dhe Dubonnet, me një fetë limon dhe shumë akull. Gjatë drekës sigurisht verë dhe nje martini e thatë pas saj, për ta mbyllur me një gotë shampanjë në darkë.

Por në Tetor 2021 u raportua se Mbretëresha është këshilluar nga stafi i saj i mjekëve, të heqe dorë nga alkooli dhe ta zëvendësojë me ujë dhe lëngje.

  • Mbretëresha Elizabeth ka përodur të njejtin manikyr për thonjtë që prej vitit 1989, dhe nuk kushton aspak shtrenjtë.
Ngjyra e saj neutrale e thonjve nuk do të shkojë ndesh me veshjet e saj të gjalla.

Është pikërisht ngjyra klasike e rozës së hapur nga Essie’s e cila quhet Ballet Slipper, dhe kushton vetëm 7 dollarë.

Në 1989 parukieria personale e Mbretëreshës i shkroi një letër gjigandes së manikyrëve Essie Ëeingartren duke kërkuar një shishe me ngjyrën klasike. Mbretëresha refuzoi çdo ngjyrë tjetër.

  • Elizabeth nuk kishte pasaportë dhe patentë për automjete, dhe as nuk i duheshin.
Elizabeth II pas timonit të një Range Rover në 2011.

Pasaportat dhe patentat lëshohen në emër të Mbretëreshës, kështu që logjikisht asnjëra prej tyre nuk i duhen.

Përpara vdekjes së saj, ajo ishte shumë aktive në timon. Njëherë, Mbretëresha mori në makinën e saj Land Rover Princin Abdullah të Arabisë Saudite dhe e shoqëroi në një nga pronat e saj. E habitshme apo jo?

  • Mbretëresha përdorte çantat e saj për të dërguar sinjale të koduara ndaj stafit të saj.
Thuhet se ajo zotëron mbi 200 çanta dore nga stilisti Launer.

Në 2020 në një raport të The Telegraph, thuhej se Mbretëresha përdorte çantën e saj të dorës për të përfunduar qëndrimin e saj në evente apo takime të ndryshme.

Nëse Mbretëresha do të ishte në një darkë dhe do të vendoste çantën e saj mbi tavolinë, ky do të ishte sinjali për stafin e saj duke nënkuptuar se do të largohet brenda 5 minutave. Dhe nëse ajo e vendos çantën në tokë, do te sinjalizonte stafin e saj se duhej ta shpëtonin atë nga biseda në të cilën ajo ndodhej.

  • Ajo mund të imitonte zhurmën e nje avioni Concorde në ulje.
Burime nga rrethi i ngushtë i mbretëreshës thonë se ajo është me të vërtetë një shakatore.

Padyshim, Mbretëresha kishte një sens humori shumë të gjallë dhe talent të theksuar në imitime dhe mimika. “Të shihje Mbretëreshën duke imituar zhurmën e një avioni Concorde duke kryer uljen, është një nga gjërat më gazmore që mund të shohësh.” – tha për Associated Press Peshkopi Michael Mann.

  • Njëherë Mbretëresha u “tall” me një grup turistësh të cilët nuk e njohën ate.
Mbretëresha pozon për një foto nga fansat.

Edhe pse ajo mund të dukej shumë e sertë nëpër fotografi të ndryshme, Elizabeth kishte një anë shumë gazmore. Një nga rojet e saj të sigurisë kujton një moment kur një grup turistësh nuk e njohën se kush ishte ajo, pasi kishte një shall të lidhur në kokë. Dikush nga grupi e pyeti nëse e kishte takuar ndonjëherë mbretëreshën. Ajo u përgjigj “Jo” dhe u kthye nga një punonjës policie shumë pranë saj dhe me të qeshur tha “Por ai e ka takuar”.

  • Elizabeth nuk përdorte mbiemer.
Elizabeth II lexon një fjalim në hapjen e Parlamentit në 2016.

Titulli zyrtar I Mbretëreshës është “Elizabeth e Dytë, me hirin e Zotit, të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Mbretërive të tjera dhe Territoreve të saj Mbretëresha, Kreu i Commonëealth, Mbrojtëse e Besimit”. Nuk ka nevojë për mbiemer.

  • Ajo kishte një poet të punësuar të cilin e paguante me alkool.
Mbretëresha Elizabeth II përshëndet poeten laureate Carol Ann Duffy.

Një nga detyrat e Mbretëreshës Elizabeth ishte të punësonte poetin laureate të Mbretërisë së Bashkuar, i cili sipas traditës paguhej rreth 5750 paund në vit dhe një fuçi me pijen e famshme “Sherry”

Në 2019 Mbretëresha vendosi Simon Armitage si poetin e rradhës dhe do të shërbejë për 10 vitet e ardhshme.

  • Elizabeth nuk mund të ndiqej penalisht dhe nuk mund të detyrohej të jepte prova në gjykatë.
Mbretëresha shikon nga makina e saj në 2015.

Të jesh Mbretëresha e Britanisë patjetër qe ka dhe benefitet e saj.

Elizabeth kurrë nuk ka abuzuar me pushtetin e saj, megjithatë një deklatarë e familjes mbretërore thotë “edhe pse procedura të tilla civile dhe kriminale nuk ndërmerren kundra Sovranit, Mbretëresha është tepër e kujdesshme për të gjitha aktivitetet e saj në kapacitetin personal që të jenë në dakortësi të plotë juridike dhe ligjore.”

  • Ajo bleu një apartament luksi në New York City.
Mbretëresha Elizabeth II në një udhëtim në New York City në 2010.

Në 2015, Mbretëresha bleu një apartament me 3 dhoma, shumë afër me Zyrat Qëndrore të Kombeve të Bashkuara. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë dhe ndërtesa është ndërtuar nga një arkitekt Britanik të cilin ajo e kishte kurorëzuar me titullin Kalorës. Kjo pasuri e patundtshme I kushtoi Mbretëreshës rreth 7.9 milionë dollar.

  • Mbretëresha I firmos letrat dhe deklaratat me mbishkrimin ”Elizabeth R”
Nënshkrimi i Mbretëreshës Elizabeth II në librin e vizitorëve gjatë vizitës së saj në Stacionin e Pompimit Wolferton.

Të gjithë firmosin me emër dhe mbiemër, por Elizabeth sigurisht që firmoste ndryshe. Ajo e përdorte emrin e saj por në fund shkruante vetëm shkronjen R në vend të mbiemrit.

R qëndron për Regina e cila nga latinishtja përkthehet “Mbretëreshë”

  • Elizabeth kishte kukullën e saj të personalizuar nga Barbie
Një foto e kukullës Barbie të Mbretëreshës Elizabeth II për të shënuar Jubileun Platinum të monarkut Britanik

Për të festuar ditëlindjen dhe në të njëjtën kohë 70 vjetorin e kurorëzimit të saj, kukullat Barbie nxorrën në treg një linjë “Mbretërore” kukullash, në nder të mbretëreshës Elizabeth për të festuar.

“Mbretëresha është modeli më i ri i koleksionit të ri të kukullave Barbie, krijuar për të nderuar të gjitha gratë, kontributi i të cilave ka patur impakt të madh në shoqëri. Jemi krenar të festojmë këtë ditë historike dhe të inkurajojmë fëmijët të mësojnë më shumë rreth trashgimisë së saj.”- tha Lisa McKnight drejtuesja globale e kukullave Barbie, sipas një deklarate për USA Today.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x