1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

14-vjeçari ‘thyen’ katër nivele të monedhës së koduar, agjencia e sigurisë kibernetike kërkon ta rekrutojë 

Një adoleshent vetëm 14-vjeçar ka arritur të ‘thyejë’ katër nivele të një monedhe të koduar në pak më shumë se një orë.

Kjo është një arritje kaq mbresëlënëse sa që një agjenci e lartë australiane e sigurisë kibernetike tani po kërkon ta punësojë atë.

Djaloshi 14-vjeçar deshifroi disa shtresa kodimi të një monedhë 50 centëshe të zbuluar nga agjencia e sigurisë kibernetike e Australisë të enjten.

Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Sinjaleve Australiane Rachel Noble tha në një fjalim në Institutin Lowy të premten se ajo shpresonte të takonte dhe ndoshta të rekrutonte djalin ‘së shpejti’, sipas Daily Mail.

Monedha me botim të kufizuar u zbulua si pjesë e 75-vjetorit të ASD (Drejtorisë së Sinjaleve Australiane).

Sipas ASD katër nivelet e ndryshme të kriptimit të monedhës u rritën në vështirësi në çdo nivel, me të dhëna se si të thyhej kodi në secilën anë të monedhës

“Është një sfidë se kush mund t’i thyejë të gjitha shtresat dhe, a do ta besoni, dje monedha u hodh në treg në orën 8:45 të mëngjesit; ne vendosëm formularin tonë në internet dhe thamë, ‘Nëse mendoni se i keni gjetur përgjigjet, plotësoni formularin’, tha ajo.

“Dhe besoni apo jo, një djalë, 14 vjeç në Tasmania, ishte personi i parë në pak më shumë se një orë që i gjeti të katër nivelet e kodimit. Thjesht e pabesueshme. A mund ta imagjinoni nëse do ishit nëna e tij? Kështu që ne shpresojmë ta takojmë së shpejti … për ta rekrutuar.’

Teksa zbuluan monedhën të enjten, Noble tha se ajo ishte per te shenjuar dhe festuar punën e agjencisë dhe evolucionin e thyerjes së kodeve.

Ajo tha gjithashtu se kushdo që thyente kodin ishte ‘mjaft gati’ për t’u punësuar në ASD.

Pasi 14-vjeçari arriti të zgjidhte katër shtresat e kodit të monedhës, ASD zbuloi se ekzistonte një shtresë e pestë e kriptimit që askush nuk kishte arritur ta deshifronte ende.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x