Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka konfirmuar se do të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024. 44-vjeçari është rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump në radhët e Partisë Republikane.
Ai pritet që të bëjë publike programin e tij për Shtëpinë e Bardhë gjatë një eventi me Elon Musk, shefin e twitter. Nuk është e qartë nëse Musk po shpreh mbështetje për fushatën e guvernatorit të Floridës, duke e organizuar prezantimin në platformën e tij.
Kandidatura e guvernatorit pritet të jetë më e forta përballë ish-presidentit Donald Trump në radhët e republikanëve, i cili gjithashtu kërkon të marrë mandatin e partisë për të synuar sërish Shtëpinë e Bardhë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026