23.5 C
Tirana
24 / 06 / 2026

Zvicra mposht Kanadanë në shtëpi dhe renditet e para në grup, shkëlqen talenti Manzambi

Zvicra ka arritur të mposhtë me vështirësi Kanadanë në Vancouver me shifrat 2-1 pas një ndeshjeje mjaft të komplikuar.

Zviceranët vulosin në këtë mënyrë vendin e parë në grup dhe presin kundërshtarin për ndeshjet me eliminim direkt.

Pjesa e parë ishte e karakterizuar nga frika dhe nga kujdesi për të mos pësuar dhe rrjedhimisht edhe golat munguan. Me nisjen e së dytës, Zvicra vjen me plan ndryshe, që funksionon.

Që në të 46-ën Vargas shërbehet nga Manzambi dhe arrin të shënojë për 1-0. Talenti i Freiburg shfaqet sërish në të 57-ën, këtë herë me gol për t’i çuar shifrat në 2-0.

20-vjeçari bëhet lojtari më i ri që arrin të shënojë gol dhe të dhurojë asist në një ndeshje të vetme në një Kampionat Botëror.

Në të 76-ën Kanadaja reagon me një gol të David, por vetëm kaq, pasi Zvicra kthehet të menaxhojë dhe arrin të korrë fitoren, edhe pse me mjaft vuajtje në fund.

REZULTATI LIVE

Zvicër-Kanada 2-1
Vargas 46′, Manzambi 57’/ David 76′

GOLAT E NDESHJES

Goli i Vargas (Video)

Goli i Manzambi (Video)

Goli i David (Video)

FORMACIONI ZYRTAR

Zvicër: Kobel, Jaquez, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Manzambi, Soë, Vargas, Embolo; Trajner: M. Yakin;

Kanada: Crepeau, Laryea, Cornelius, Fougerolles, Johnston, Ahmed, Saliba, Choiniere, Buchanan, Larin, David; Trajner: J. Marsch;

Renditja finale e Grupit B

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x