Të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votuesve në diasporë deri më tani, nga të cilat 58,128 janë marrë nga zgjedhësit dhe 3,887 janë kthyer në Tiranë të plotësuara.
Në Parkun Olimpik “Feti Borova” po përgatiten 13 mijë zarfet e fundit për zgjedhësit në diasporë. Po në këtë ambient bëhet grumbullimi i votave të plotësuara, të cilat do të numërohen pas 11 majit.
Nga 3,887 të plotësuara nga emigratët dhe të kthyera në Shqipëri, 0.9% e tyre janë nga Italia (2148), 0.3% nga Gjermania (689), 0.1% nga Mbretëria e Bashkuar (337), 0.1% nga Greqia (336).
Këto ishin vendet nga ku janë kthyer shumica e votave të deritanishme, nga zgjedhësit në diasporë, ndërsa nuk kanë munguar edhe nga vende të largëta si Shën Helena, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Angulia.
- “Të humbas unë zgjedhjet, si të bjerë borë në maj”/ Berisha bëhet hit në rrjet, ditën e disfatës bora zbardhi Veriun - 17/05/2025
- “Evropa në Tiranë: Unitet dhe Veprim i Përbashkët për një Kontinent më të Sigurt dhe më të Bashkuar” - 16/05/2025
- Liderët e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja - 16/05/2025