22.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Zbulohet qëndrimi i Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura

Në 30 minuta mbledhje me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Duke cituar burime nga kjo mbledhje, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se Rama është shprehur se:

Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”-citohet të ketë deklaruar Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x