Presidenti ukrainas njoftoi në Twitter se kishte udhëzuar ambasadorin e tij në Kombet e Bashkuara që të kërkonte një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Vrasja e civilëve, shkatërrimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina vazhdon të kërkojë një përgjigje të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar ndaj këtyre krimeve”, tha Zelensky.
