26.5 C
Tirana
08 / 07 / 2025

Zbuloi se kishte lidhje me gruan e tij, qytetari i hyn në dru Kryetarit të Bashkisë

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një bashki të madhe të Greqisë Qendrore, ku drejtuesi i saj është dhunuar rëndë nga një person.

Sipas mediave greke, autori i dhunës ka zbuluar se gruaja e tij dhe kryetari i kësaj bashkie kishin një lidhje intime jashtëmartesore.

Më tej mediat greke raportojnë se mes kryetarit të bashkisë dhe personit i cili e dhunoi, kishte njohje të mëparshme, pasi dyshohet se kanë pasur edhe një marrëveshje informale që lidhej me transaksione financiare.

Deri më tani, mediat greke nuk e kanë zbuluar ende identitetin e kryebashkiaut, ndërsa autoritetet e drejtësisë kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x