13.8 C
Tirana
04 / 11 / 2026

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Europian planin e Komisionit Europian për zgjerimin e unionit.

Një burim diplomatik në Bruksel i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se komisioneria Marta Kos do t’i thotë parlamentit europian se “Shqipëria deri në fund të 2026 do të mbyllë 6 kapituj dhe deri në fund të 2027 do të mbyllë 25 kapitujt e mbetur”.

Krahas progres raportit sot në Bruksel Komisioneria Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x