18.5 C
Tirana
07 / 04 / 2026

Zbulohen tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mbledhjen e grupit: Në zgjedhjet vendore, përballë kemi veten

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së, ndërsa janë zbardhur mesazhet e tij drejtuar socialistëve,

Prioritet sipas kryeministrit Edi Rama janë punët e Shqipërisë, integrimi në BE dhe zgjedhjet.

“PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar e çdo asambleje faktikisht.

Për punët e Shqipërisë ndryshe nga më parë kur flet për ekonominë, e ndjen nga atmosfera në sallë, që ka një pranim të faktit, që ekonomia ka hyrë në një rrugë që i jep të gjithëve shpresë se ka vetëm përmirësim.

Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit janë në gjendje të bëjnë menjëherë verifikimin tek vetja dhe tek të tjerët përreth.

SHQIPËRIA 2030 NË BE

Kjo është sfida e sfidave jo për ne, por është sfida e sfidave për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë europiane të Shqipërisë edhe duke siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

ZGJEDHJET NË PARTINË SOCIALISTE

Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjizuar komplet Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore. Se përballë ne kemi vetëm veten, sfidën që kemi për të realizuar misionin tonë”-ishin mesazhet e Ramës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x