19.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

Zaloshnja: Nëse mbahen zgjedhje të parakoshme në shtator, Rama merr 84 mandate

Për analistin e njohur Eduard Zalonshnja, fitoren e kandidatit socialist Edison Memolla në Rrogozhinë në zgjedhjet e 23 korrikut është falë angazhimit të Erion Velisë. Ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, ku Veliaj ishte në fushatë në të gjithë qarkun, në zgjedhjet e të dielës Veliaj dhe gjithë stafi i tij, politikanët e aktivistët lokalë u përqëndruan vetëm në këtë bashki të vogël dhe efekti u pa.

“Më 14 maj gara pothuajse përfundoi barazim. U bënë sebep votat në burgun e Rrogozhinës që të përsëriteshin ndërsa tani epërsia e kandidatit socialiste ishte mbi 1700 vota. Efekti i fushatës dhe përqëndrimit të Veliajt në Rrogozhinë është e qartë. Veliaj çdo ditë bënte 2 takime elektorale. Pati një rritje të pjesëmarrjes që unë si analist elektoral e quaj të jashtëzakonshme” argumenton Zaloshnja.

Si analist elektoral nënvizon se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte më e lartë ndonjëherë në Rrogozhinë që nga zgjedhjet e 1992.

Në 5 njësitë e Rrogozhinës është numri më i madh i pjesëmarrëve që nga 1992 që kanë qenë zgjedhje rekord për numrin e pjesëmarrësve. Kur temperatura ishte 40 gradë në Rrogozhinë pati 1300 pjesëmarrës më shumë sesa në zgjedhjet e 14 majit apo në zgjedhjet parlamentare të prillit kur moti ishte më i freskët. Nuk di të ketë pasur një rritje të pjesëmarrjes kaq të madhe. Ndërsa kandidati opozitar mori aq vota sa kishte marrë në 14 maj”

“Nëse Rama e çon vendin në zgjedhjet e parakohshme, kush fiton?

Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV për gazetarin Nertil Agalliu, analisti i shifrave elektorale bëri dhe një prognozë.

“Nëse në shtator mbahen zgjedhje të parakoshme Rama mund të marrë 84 mandate, (PS + PSD) Në këtë situatë që është,  duke gjykuar nga zgjedhjet e 14 majit dhe parë rezultatin e Rrogozhinës që tregon se jo vetëm që nuk ka rënë mbështetja e socialistëve por përkundrazi është rritur”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x