8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

William dhe Kate publikojnë foton familjare

Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, kanë publikuar një foto të re familjare për kartolinën e tyre vjetore të Krishtlindjes. Fotoja tregon çiftin dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, duke ecur së bashku dorë për dore.

Imazhi familjar është bërë nga fotografi Matt Porteous në fillim të këtij viti në Norfolk.“Princi dhe Princesha e Uellsit janë të lumtur të ndajnë një foto të re të familjes së tyre”, tha zëdhënësi i tyre.

Karta e parë e Krishtlindjeve e mbretit Charles si monark u publikua gjatë së martës. Në foto Mbreti shfaqet me gruan e tij Camilla në Mbledhjen Mbretërore Braemar.

Imazhi është marrë nga fotografi fitues i çmimeve Sam Hussein më 3 Shtator, pesë ditë para vdekjes së Mbretëreshës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x