17.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

Volejboll, Vllaznia-Skënderbeu 0-3/ Takim i vlefshëm për Ligën “Gjergj Kastrioti”

Skënderbeu fiton 0-3 ndeshjen në transfertë me Vllazninë, takim ky i vlefshëm për Ligën “Gjergj Kastrioti”, një bashkëpunim mes dy federatave të volejbollit, Shqipëri-Kosovë.

Seti i parë ka filluar i vrullshëm për skuadrën korçare, aq sa diferenca është thelluar që në pikët e para. Seti është mbyllur me pikë të vogla për ekipin e Orlando Kojës, me rezultatin 12-25.

Në setin e dytë shkodranet janë shkundur pak, por nuk ia kanë dalë për të vënë barazpeshën me sete, pasi edhe i dyti është fituar nga korçaret 17-25.

Skënderbeu pasi ka fituar dy setet e para ka dashur ta mbyllë shpejt lojën dhe ia ka arritur teksa ka fituar të tretin me të njëjtin rezultat 17-25 dhe krejt ndeshjen 0-3.

Pas ndeshjes trajneri i Skënderbeut Orlando Koja, ka bërë me dije se ka mbetur i kënaqur me atë çfarë kanë paraqitur në këtë përballje të besuarat e tij.

Pas fitores në mesjavë me Vllazninë, Skënderbeu pret këtë të shtunë në Korçë në ndeshjen e kthimit ekipin e Dritës, për të mbyllur kështu ndeshjet në grup.

Ekipi korçar shkon në ndeshjet finale si i renditur i pari ndërkohë që pret skuadrën që renditet e dyta në grupin tjetër, për të menduar më pas finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Trajneri Orlando Koja edhe njëherë ka bërë të ditur se Skënderbeu i këtij sezoni është ndërtuar në mënyrë të tillë për ti fituar të gjitha trofetë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x